Shqiptarët të fiksuar pas “BBV”, gazetari i njohur: Nivel i ulët…

0
Gjigandi

As Blendi Fevziu nuk shpëtoi pa u pyetur për BBV. Gazetari foli në “Të Paekspozuarit” për fenomenin e momentit dhe çfarë e bën publikun kaq të fiksuar pas tij.

Ai theksoi se nuk e sheh “Big Brother”, madje nuk e njeh fare si koncept, pasi nuk e ka parë kurrë dhe as nuk e di si funksionon. Kur ka kohë të lirë, Blendi tha se lexon libra, udhëton, apo sheh ndonjë dokumentar, por ama, ka një mendim se pse shqiptarët janë përfshirë në një “histeri” të madhe për këtë format.

“Ne kemi një problem tjetër që është më i madh, pasi edhe në botë ka pasur momente të tilla, me formate të ngjashme që janë kalimtare. Problemi më i madh që kemi ne sot, 33 vite pas rrëzimit të komunizmit është keqkuptimi i madh që kemi në raport me arsimin”, thotë Blendi.

Ai bëri edhe një krahasim mes mbretërisë dhe qeverisjes së Ahmet Zogut, sistemit totalitar e komunist dhe atij të tanishëm, duke iu referuar shkollës, mësuesve dhe vetë nxënësve.

“Në vitet e komunizmit, kishte një sistem hierarkik të shkollës. Një njeri i shkolluar konsiderohej një njeri me një rang të caktuar shoqëror. Një nxënës i mirë, ishte nxënës i mirë, pavarësisht se kishte biografi të keqe ose jo”, vijoi gazetari dhe shkrimtari.

RonaTyra

“Prindërit, që kur të rrisnin të thoshin të bëheshe me shkollë sepse shkolla është shpëtim. Po iki nga vitet e komunizmit, po shkoj që në fillim të viteve 1900. Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati të Shqipërisë…Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan, të cilin Ahmet Zogu filloi ta materializonte përmes shkollave më të mira”, tha ai.

Blendi shtoi edhe shembuj konkretë të ndërveprimit të tij me të rinjtë në institucioneve arsimore.

“Pas viteve 1990, u përmbys kjo hierarki, për fat të keq. Ne krijuam një shoqëri që ka një ndër sistemet arsimore më jo cilësorë në rajon, nuk kemi vlerë të shkollës”, u shpreh Fevziu, duke treguar edhe përvojën e tij nga takimet me nxënësit.

Ajo që më bie në sy (nga takimet me nxënësit e gjimnazeve apo universiteteve) është se ka nxënës të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme, por këta nisen jashtë. Pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerëzit e botës së krimit…Kur ti sheh se këta persona i konsiderojnë njerëz të zotë, (ndërkohë që ai) është i zoti në shkeljen e ligjit dhe kjo zotësi nuk ka funksionuar në botë, sepse bota nuk do të ishte kjo. Nuk ka asnjë vend në botë ku dominon pjesa e keqe mbi të mirën dhe ky vend është i zhvilluar.

Kështu që, në këtë aspekt, ne kemi një problem thelbësor me shkollimin, me mënyrën se si po e ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nga ana tjetër, ne kemi një përgjegjësi të madhe për produktin e një shoqërie, që të paktën unë vetë e kam menduar para 30 viteve”, tha ai, duke theksuar se arsyeja kryesore se pse njerëzit “shpenzojnë” kohën duke parë “Big Brother” dhe formate të ngjashme, për shkak të nivelit të ulët të arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu