Rihapen aplikimet për 300 vende në Akademinë e Sigurisë, këto janë kriteret

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve për 300 vende në patrullën e përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Ky vendim vjen për shkak të vendeve vakante në 9 drejtori vendore.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 15.03.2023, ndërsa secili nga aplikantët duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Rihapen aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në 9 drejtori vendore të Policisë.

Me qëllim përzgjedhjen përmes një procesi konkurrimi transparent, të aplikantëve më të mirë dhe më të përgatitur, Policia e Shtetit rihap aplikimet për plotësimin e vendeve të lira, në drejtoritë vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.

RonaTyra

Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, dhe janë të ndara sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 15.03.2023. Secili nga aplikantët duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Theksojmë faktin se aplikimet e bëra nga data 15.11.2022 deri në datën 30.12.2022, pranë Drejtorive Vendore të Policisë, janë të vlefshme, dhe ata aplikantë që kanë kaluar fazën e verifikimit të dokumentacionit, do të vijojnë me fazën e radhës, atë të testimit teorik, në datën që do njoftohen nga strukturat e burimeve njerëzore në DVP-në ku kanë aplikuar.

Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 aplikantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET PËR APLIKIM

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë, për “Patrullë të Përgjithshme”, janë:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të jetë jo më shumë se 30 vjeç;

– Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu