Shqipëria tjetër për tjetër/ Koteci i pulave vepër penale, gjyshja ndiqet penalisht

0
Gjigandi

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Nartë të Vlorës, ku një 82-vjeçare është bërë subjek i drejtësisë. “Kriminelja” e moshuar, plot 82-vjeç është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga Prokuroria e qytetit bregdetar.

Vepër penale për të cilën rrezikon edhe burgun, por që kjo masë ka shumë pak gjasa të merret nga trupa gjykuese për shkak të moshës së saj.

Gjithçka duket se ka ndodhur pas denoncimit të fqinjit të saj, me lidhje gjaku me bashkëshortin, pasi e akuzon për ndërtim pa leje.

“Kam frikë, se bërtet ajo. Unë jam 81-vjeçe, e kam një këmbë në varrë. Problemet nisën që kur nisi ndërtimi i shtëpisë. Policia më mori me forcë, lartë, pa i thënë asnjërit. U tremba shumë. kam frikë me fqinjët, kushërinjtë, më vijnë natën, më terrorizojnë. Më vijnë natën, shife si e kanë bërë mandarinën”, tha e moshuara.

Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.

RonaTyra

“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati.

Pas vendimi të gjykatës policia e Vlorës ka zbarkuar në zonë dhe sipas zonjës në fjalë e kanë futur me forcë në makinën e policisë. Zonja jeton e vetme në fshat dhe shprehet se ka frikë tashmë të dalë nga shtëpia, jo vetëm nga frika e policisë, por edhe e familjarit që ka ngjitur nga frika se e sulmojnë.

Epo…flet shteti dhe ligji. Gjyshja “kriminele” është kapur menjëherë për kotecin pa leje, vetëm se gradaçelat, duhet që të mbaronin punimet që të dalloheshin si nga Policia, ashtu edhe nga Prokuroria që qenkan ngritur pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu