Shqipëria miraton ligj për të nxitur bashkimin e fermerëve

0
Shqipëria miraton ligj për të nxitur bashkimin e fermerëve
Gjigandi

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj të përafruar me Bashkimin Evropian për ngritjen e kuadrit ligjor për bashkimin e fermerëve në kooperativa.

Sipas qeverisë, ky kuadër ligjor do të ndihmoj fermerët të rrisin praninë e tyre në treg dhe të përfitojnë nga grantet dhe kredit nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në një njoftim në Facebook, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se ligji për krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) krijon kuadrin ligjor për veprimin e bashkimeve të fermerëve, shoqërive bujqësore, blegtorale apo të peshkimit, shoqatave mjedisore, organizatave profesionale, njësitë e qeverisjes vendore, ofruesit e shërbimeve në komunitete, sipërmarrës, organizatat e grave e të rinjve dhe aktorë të tjerë lokalë që të ndërveprojnë për interesa të përbashkëta komunitare rurale.

“Nëpërmjet ligjit që miratuam, i japim GVV-ve, pra aktorëve dhe faktorëve të zonave rurale, fuqi vendimmarrëse, duke forcuar pjesëmarrjen në zhvillim dhe bashkëpunimin në nivel lokal, duke prodhuar sinergji mes aktorëve por duke e bashkëshoqëruar me instrumenta financiare në grant për zbatimin e strategjive lokale nëpërmjet qasjes LEADER që do të jetë pjesë e Programit IPARD 3 me një buxhet prej 5 milionë euro”,

ka shtuat Krifca.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu