Shpëtohet nga rrënojat pas 60 orësh foshnja 20-ditëshe në Turqi, në duar i gjejnë flokët e nënës

0
Gjigandi

Një tjetër mrekulli është regjistruar në Hatay të Turqisë, plot 60 orë pas tërmetit shkatërrimtar që u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa janë plagosur qindra-mijëra të tjerë.

Bëhet fjalë për një foshnje vetëm 20-ditëshe, që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.

Por, ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se, teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës së quajtur Kerem Ağırtaş flokë të nënës së tij. Por, përtej dramës që përcjell në vetvete kjo ngjarje, ajo është një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.

Ndërkohë të paktën 17,176 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i së hënës në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.

Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 14,014, ndërsa të plagosurit janë mbi 63,794. Në Siri të vrarët janë 3,162, ndërsa të plagosurit mbi 4,000.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu