Shpërthim në një tempull fetar në Kabul. Nuk dihet asgjë për fatin e rreth 30 personave

0
Gjigandi

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së shtunës në një tempull fetar në Kabul. Një zyrtar lokal në vendngjarje, i tha agjencisë së lajmeve reuters se kishte deri në “30 persona brenda tempullit” në kohën e shpërthimit, shkruan bbc.

“Nuk e dimë sa prej tyre janë të gjallë apo sa të vdekur”, tha ai. “Talibanët nuk po na lejojnë të hyjmë brenda, ne nuk dimë çfarë të bëjmë”, ka theksuar ai.

Transmetuesi lokal, Tolo transmetoi pamje që tregonin shtëllunga të rënda tymi që ngriheshin nga zona.

Ndërtesa është tempulli i fundit kujtues i Sikhëve në kryeqytet dhe udhëheqësit e komunitetit vlerësuan së fundmi se vetëm 140 sikë kanë mbetur në Afganistanin kryesisht mysliman, nga 100 mijë në vitet 1970.

Sulmi është i fundit që goditi qytetin që kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar.

RonaTyra

Në dhjetor, më shumë se 20 njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm me armë dhe bombë në një spital ushtarak në qytet.

Dhe në muajin prill, gjashtë persona u plagosën pasi një granatë u hodh në një xhami. Shteti Islamik i Provincës Khorasan (ISIS-K) mori përgjegjësinë për atë sulm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu