Shpërthim me eksploziv në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Ungrej në Lezhë

0
Gjigandi

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë natës në Lezhë.

Uniformat blu raportojnë se tritoli ishte vendosur në verandën e banesës së ish-kryeplakut të fshatit Ungrej, Preng Pjetri, 57 vjeç. Për fat të mirë nga shperthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu