Aksident në Kukës, makina përplas këmbësorin

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Uniformat blu raportojnë se personi i lënduar është dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

RonaTyra

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu