Shpërthen vatra e re në Gjermani/ Ndërkohë Suedia regjistron mbi 5 mijë viktima

0
Gjigandi

Shpërthen një vatër e re e koronavirusit në Gjermani.

Infektimet kanë nisur në një firmë të përpunimit të mishit në Nord Rajn Vestafali , ku nga sa shkruajnë mediat gjermane të paktën 400 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testet e Covid 19.
Në rajonin Guetersloh u vendos mbyllja e shkollave dhe kopshteve me shpresën që të frenohet kështu përhapja e sëmundjes. Në Suedi sakaq u kapërcye shifra e 5.000 vdekjeve për shkak të koronavirusit.
Totali i të prekurve është , 54.562. vetëm gjatë 24 orëve të fundit, vendi skandinav regjistroi 102 jetë të humbura. Stokholmi vendosi të përdorte një strategji ndryshe nga të tjerët në përballjen me sëmundjen e mbërritur nga Kina, duke preferuar të shmangë izolimin.
Epidemiologu Anders Tegnell, i cili është dhe ideuesi i “ modelit suedez” të reagimit ndaj koronavirusit, e pranoi dhe vetë se nëse do të kishte pasur mundësi të kthehej pas në kohë, do të kishte ndryshuar këtë mënyrë veprimi, duke u treguar më i ashpër.
“ Nëse do te gjendemi përballë një valë tjetër të fortë të Covid 19, duke ditur ato që dimë sot, besoj se do të zgjidhnim një rrugë të mesme, mes asaj që ka bërë Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës”, është shprehur ai.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu