Një automjet është djegur mbrëmjen e së mërkures në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës.
Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë ndërkohë që ekipi i zjarrfikëses nuk ka mbërritur ende për shkak terrenit.
Mësohet se makina është djegur në pjesën e përparme dhe kanë qenë banorët ata të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.