59 vjeçari me inicialet, B.D mori lëndime në një kompani ndërtimi lëndime të cilave nuk arriti të ju mbijetoj.
Media ka marrë vesh jo zyrtarisht se i ndjeri kishte shkuar në këtë firmë me një mik të tij, i cili kishte për të marrë aty një eskavator dhe derisa po e vendosnin në mjetin transportues i ndjeri është lënduar.
Pronari i kompanisë nuk ka pranuar të tregojë detaje për ngjarjen, pasi siç tha me rastin do të merren organet e rendit.
E zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rreth orës 10:30 janë informuar nga QKUK se një person i lënduar është dërguar për trajtim.
“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.”
deklaroi Ahmeti.
Kurse Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se viktima atje kishte shkuar pa shenja jete, me lëndime në kokë e trup.