Shoferi shqiptar ‘trondit’ Gjermaninë, nuk do ta besoni veprimin që ka bërë

0
Shoferi shqiptar ‘trondit’ Gjermaninë, nuk do ta besoni veprimin që ka bërë
Gjigandi

Shoferi i një autobusi që udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani me njerëz të shumtë në bord pa bërë asnjë pushim ka alarmuar policinë gjermane. Sipas mediave lokale ky lajm u njoftua nga policia e trafikut në Coburg të enjten. Specialistët e trafikut nga policia kontrolluan autobusin të enjten në zonën e pushimit në Coburg Forst Ost dhe konstatuan shkelje të ndryshme: përdorimi i kartës së shoferit në të cilin ruhen kohët e drejtimit dhe pushimit.

Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 25 burra dhe gra, mes të cilëve edhe familje me fëmijë të vegjël. Gjithashtu, në bord ndodhej edhe një person i kërkuar nga prokurori publik, i cili akuzohet për qëndrim të paligjshëm. Shoferi i dytë nuk i respektoi as kohët e pushimit.

Shoferi i dytë gjithashtu “ka shpërfillur plotësisht” orarin ligjor të drejtimit dhe pushimit, sipas policisë. Për të mbuluar shkeljet, shoferi ka përdorur kartën e shoferit të një kolegu që nuk ndodhej në bord. Sipas policisë, autobusi ishte me shërbime ndërkombëtare të planifikuara nga qyteti i Vlorës për në Hamburg rreth 2300 kilometra. Nga Vlora në Koburg është gati 1800 kilometra.

Sipas marrëveshjes ndërkufitare për drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, një shofer mund të ulet pas timonit për maksimum nëntë orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë duhet të bëjë një pushim prej 45 minutash. Kjo gjithashtu mund të ndahet në dy pushime prej 15 dhe 30 minutash. Sipas raportit të policisë, shoferët e kontrolluar janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin e tyre nga Bavaria në Hamburg pas një pushimi disa orësh të enjten por do të përballe me një gjobë të madhe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu