Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, një ambulancë është përplasur me një automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë një grua dhe drejtuesi i mjetit që është bashkëshorti i saj.
Aksidenti ka ndodhur minutat e fundit në aksin Elbasan-Bradashesh.
Autoambulanca ishte duke shkuar në një rast urgjent së bashku me stafin mjekësor kur papritur ka goditur nga pas një automjet tip “Golf 6” ku udhëtonte e plagosura si pasagjere.