Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur, përplas bashkëshortët

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, një ambulancë është përplasur me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë një grua dhe drejtuesi i mjetit që është bashkëshorti i saj.

Aksidenti ka ndodhur minutat e fundit në aksin Elbasan-Bradashesh.

Autoambulanca ishte duke shkuar në një rast urgjent së bashku me stafin mjekësor kur papritur ka goditur nga pas një automjet tip “Golf 6” ku udhëtonte e plagosura si pasagjere.

Raportohet se shoferi i ambulancës ka qenë në gjendje të dehur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu