Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë; 5 shqiptarë të arrestuar, mes tyre 1 grua

0
Gjigandi
Agjentët e Policisë në Murcia dhe Alicante kanë shkatërruar një organizatë kriminale të lidhur me mafian shqiptare, për krimet e dyshuara të trafikut të drogës dhe falsifikimit të dokumenteve.
Pesë shqiptarë janë kapur, mes tyre një grua, ndërsa operacioni ka ardhur në momentin kur kjo bandë synonte të vendosej përfundimisht në këtë zonë të Spanjës lindore, duke marrë me qira shtëpi me dokumente false për të financuar aktivitetin e tyre kriminal, trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve.
Nga hetimet e kryera nga agjentët e specializuar të Policisë mbi këtë organizatë kriminale me qendër në provincën e Alicante-s dhe me qëllim zgjerimin në Rajonin e Murcias, u konstatua prania e një gruaje, anëtare e organizatës.

Arrestimet u kryen teksa ajo po përgatitej të mbyllte një marrëveshje me agjentët e pasurive të paluajtshme për të marrë me qira shtëpi në zonat bregdetare të Murcia dhe Alicante.

Organizata kriminale lokalizonte dhe merrte me qira shtëpi të mëdha, duke siguruar dokumentacion fals si fletëpagesa, kontrata pune dhe dokumente identiteti, me qëllim instalimin e plantacioneve të marijuanës “të brendshme” që prodhonin 4 korrje në vit.

Më pas droga shpërndahej nëpër organizatat ndërkombëtare me fitime të mëdha, duke financuar kështu punën kryesore të organizatës, trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu