Shkalla e riprodhimit/ Rritet ndjeshëm në Gjermani

0
Gjigandi

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur ndjeshëm, ka thënë qendra për kontrollin e sëmundjeve në vend, pas një shpërthimi në një fabrikë përpunimi të mishit që infektoi qindra punonjës.

Shifra tregon se sa përhapet virusi në vend. Një shkallë riprodhimi në nivelin 1, do të thotë se cdo person me koronavirus mund të infektojë mesatarisht një person tjetër.
Të dhënat e publikuara nga instituti Robert Koch, tregojnë se kjo shifër është aktualisht 2.88, çka do të thotë se një i infektuar mund tia transmetojë virusin afro tre personave të tjerë. Kancelarja Angela Mmerkel ka thënë në vijimësi se Gjermania duhet ta mbajë shifrën nën një nëse vendi do të luftojë me sukses virusin.
Në maj, shifra kishte rënë në 0.75. instituti e ka lidhur rritjen e fundit me një shpërthim lokal të koronavirusit në impiantin e përpunimit të mishit në qytetin Gutersloh.
Autoritetet atje njoftuan të dielën se kishin regjistruar 1331 raste pozitive në fabrikë. Në total, Gjermania ka regjistruar 191 mijë raste të koronavirusit dhe afro 8900 viktima. Shpërthimi i fundit e ka vendosur industrinë e përpunimit të mishin në gjermani në alarm. Shpërthime në fabrika në saksoninë e poshtme dhe shine ëestfali u raportuan ndërkohë në maj.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu