“Shitja” e Butrintit, Rama mbron koncesionin në Kuvend, opozitë budallaqe

0
“Shitja” e Butrintit, Rama mbron koncesionin në Kuvend, opozitë budallaqe
Gjigandi

Menaxhimi i Butrintit ka përplasur opozitën dhe qeverinë në debatin parlamentar.  Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar nga Ministrja e Kulturës që të bëjë transparente kontratën e marrëveshjes, pasi sipas saj Parku do të jepet me koncension. Akuza që janë hedhur poshtë nga kabineti i Edi Ramës.

Ina Zhupa: Kur kërkohet plani I biznesit të mos më vijë një faqe e bardhë. Butrinti, një biznes fitimprurës për një fondacion me qëllim që të pasurohet. Një nga anëtarët e fondacionit është Richard Hoxhis I njohur për interesat e tij për të marrë Butrintin që në 1993.

Edi Rama: Kur unë jam bërë ministër i Kulturës dhe kemi  krijuar për herë të parë bordin e administrimit me fondacionin e lordëve na paska hyrë në një marrëveshje secrete për të hapur bare e restorante në Butrint. Për ju bari e restorani janë mënyra si e shikoni konvertimin në para, sepse ju jeni autorët e kjoskave.

Por debatet për këtë çështje ndryshuan rrjedhë kur Kryeministri përfshiu deputetët e PD në vorbullen e fyerjeve dhe akuzave.

Edi Rama: E shpjegoj si degradimin e pashmangshëm të të qenit pjesë e një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse dhe thjesht është çështje kohe se kur i shfaqet sëmundja njërit apo tjetrit. Mjafton vetëm të rrish në kopenë tuaj dhe patjetër do të shfaqet ajo sëmundje, është vetëm çështje kohe.

RonaTyra

Edhe pse të indinjuar demokratët nuk arritën dot as të bindin kryeparlamentaren të merrte masa disiplinore ndaj shefit të mazhorancës.

Edi Rama: Kartela klinike. Këtë e kam dëgjuar denbabaden nga ai që ka vdekur dhe tani e dëgjoj si shembullin e asaj që thashë, që budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka sesi dikush që me demek është kundër tij, flet me gjuhën e tij. Ja kjo është. Sepse ky është fakt, ky nuk është opinion. Është një fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se jeni në njërën anë apo në anën tjetër të asgjësë që ju ka ndarë në mes.

Nga ana tjetër, edhe pse Edi Rama Sali Berishën e ka vijë të kuqe, i gjithë fjalimi i tij në seancë kryefjalë kishte ish kryeministrin edhe pse mungonte në seancë.

Enkelejd Alibeaj: Neni 6 thotë se duket sanksionuar deputeti që përdor një gjuhë jo parlamentare dhe sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, pavarësisht se është ulur poshtë jush për të vendosur seriozitetin në këtë sallë.

Në fund Ina Zhupa, duke parë mosrefekleminim e qeverisë,  ka deklaruar se ccështja e Butrintit do të shkojë në SPAK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu