Sherri më i madh i të gjitha kohërave në showbiz

0
Gjigandi

Joan Crawford dhe Bette Davis kanë bërë grindjen më të madhe të showbiz-it të të gjitha kohërave.

“Unë kurrë nuk e kam falur atë dhe nuk do ta fal kurrë.” Kështu tha Davis në një intervistë të vitit 1987, pesëdhjetë e dy vjet pas incidentit përcaktues në urrejtjen e saj të përjetshme ndaj Crawford.

Në vitin 1935, Davis luajti në dramën Dangerous dhe ra në dashuri me Franchot Tone. “Unë u dashurova me Franchot, profesionalisht dhe personalisht”, tha ajo. “Gjithçka rreth tij pasqyronte elegancë, që nga emri e deri te sjelljet e tij”.

Joan Crawford u lidh me Franchot Tone. “Ai ishte marrëzisht i dashuruar me të,” tha Davis. “Ata takoheshin çdo ditë për drekë… ai kthehej në set me fytyrën të mbuluar me buzëkuq. Ishte një nder që ky yll i madh ishte i dashuruar me të.”

“Ajo e mori atë nga unë,” citohet të ketë thënë Davis në atë intervistë të vitit 1987. “Ajo e bëri atë ftohtë, qëllimisht dhe me egërsi të plotë”. Davis fitoi një Oscar për performancën e saj në Dangerous, megjithatë Crawford kishte arritur të fitonte zemrën e të dashurit të saj!

Pikërisht në atë ceremoni të Oscar-it, Davis nuk mendonte se do të fitonte, kështu që veshi një fustan të thjeshtë. Kur u lexua emri i saj, thashethemet thonë se Tone u ngrit në këmbë dhe e përqafoi atë, ndërsa gruaja e tij e atëhershme Crawford refuzoi të lëvizte dhe e pengoi atë të afrohej me Davis. Pasi Tone i bërtiti asaj se ishte e vrazhdë, ajo supozohet se iu drejtua Dejvisit dhe tha me tallje: “E dashur Bette! Çfarë fustani i bukur.”

Dy vjet më vonë, Crawford mori një tjetër rol kryesor të destinuar fillimisht për Vette Davis, në dramën e krimit Possessed, dhe do të fitonte një tjetër nominim për çmimin Oscar. Pavarësisht nga fjalia e cituar shpesh e Davis “Miss Crawford është një yll filmi dhe unë jam një aktore”, ishte bërë e qartë se industria kishte më shumë të përbashkëta mes tyre sesa ajo do të donte të pranonte.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu