Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Sarandë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 38-vjeçar ka qëlluar shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Sakaq, është shpallur në kërkim autori.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari. Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.
Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.