Plagosja nga 27 goditje thike në ish-Bllok/ Reagon policia

0
Gjigandi

Ngjarja e rëndë e ndodhur 3 ditë më parë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut, ku një 41-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar u bë publike vetëm ditën e sotme. Policia, pas daljes së lajmit në media, reagoi zyrtarisht duke mohuar fshehjen e ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy shtetas 27-vjeçarë me inicialet M.H dhe E.H. Në njoftimin e policisë i plagosuri thuhet të jetë 40 vjeç.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu