Dy të rinj janë vënë në pranga pas një sherri në Durreës. Mësohet se ata janë kunetër, një 35-vjeçar dhe 18-vjeçar, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin pas një sherri . Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit E. P., 35 vjeç dhe T. B., 18 vjeç (vëllai i bashkëshortes së 35-vjeçarit), të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin”