Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia këtë të martë si dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 21-vjeçar u ndalua nga policia e Vlorës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka dënuar me një muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Në flagrancë u arrestua një 40-vjeçar me iniciale A.D., banues në Delvinë, pasi ka djegur me zjarr banesën e tij.
Po ashtu, u procedua penalisht N. P., pasi ka kanosur me një armë të llojit pistoletë (zhumuese), shtetasin L. J., banues në Himarë.
Penalisht u procedua edhe A. Gj., 56 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi qëlloi me grushte V. P., 36 vjeç, banues në Pojan, Korçë.