​Shënohet 23 vjetori i Masakrës në Dubravë

0
​Shënohet 23 vjetori i Masakrës në Dubravë
Gjigandi

Në përkujtim të 23 vjetorit të masakrës së Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Avni Puka, të mbijetuarin e masakrës së Dubravës, deputetin Enver Dugolli, të shoqëruar nga studentët e Fakultetit Juridik, kanë vizituar sot pavionët dhe hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Haxhiu tha se kjo ditë na rikujton dhunën, torturën dhe masakrën që forcat serbe e kanë bërë ndaj të burgosurve shqiptar në Dubravë.

Haxhiu theksoi se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për policë, gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë në fokus të punës së tyre adresimin e krimeve të luftës. Me këtë rast ajo iu drejtua studentëve të Fakultetit Juridik me kërkesën që të përgatiten profesionalisht në këtë drejtim me qëllim të vënies së drejtësisë për të kaluarën dhe krijimit të një të ardhme më të mirë.

“Unë shpresoj shumë që gjeneratat e ardhshme si ju, do të profilizohen në adresimin e krimeve të luftës, në hetimin dhe hulumtimin e tyre, në mënyrë që e kaluara jonë të jetë shkak i fuqizimit të Kosovës, i krijimit të paqes së qëndrueshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut” t

ha ministrja Haxhiu në mbyllje të fjalimit të saj.

RonaTyra

Në këtë ngjarje, ministri Liburn Aliu, njëherit i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se burgu i Dubravës është dëshmia më makabre e pushtuesit serb, e po ashtu edhe vendngjarja e krimit gjenocidal të tyre ndaj të burgosurve shqiptar, njëheras një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë.

“Pikërisht 23 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë maltretuan fizikisht dhe psiqikisht të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre. Si të mbijetuar të masakrës së Dubravës, jemi burim i kujtesës kolektive, që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë e shpjegojnë ashtu siç ishte: krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal”,

theksoi ministri Aliu.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, studentët patën rastin të bashkëbisedojnë me të mbijetuarit e masakrës së Dubravës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu