Ia ekzekutuan dhe dogjën vëllain, reagon ashpër Kelmendi

0
239
Gjigandi

Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas vrasjes së vëllait të tij Qerim Kelmendi i cili është gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Ai i ka akuzuar rugovistët “pacifistë” për vrasjen e vëllait të tij.

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar ai.

Kelmendi, që ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, e ka postuar edhe një fotografi gjatë kohës së luftës të vëllait të tij të ndjerë bashkë me Ilir Konushevcin dhe Adrian Krasniqin si ushtarë të UÇK-së.

Postimi i plotë i Ibrahim Kelmendit në Facebook:

Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!

Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i LDK-së, Qerim Kelmendi, ishte kritikues i ashpër i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Madje, në një postim në rrjete sociale kohë më parë ai e kishte cilësuar Ibrahim Rugovën si tradhtar, derisa kishte thënë se ai duhej të ishte ekzekutuar nga celulat e UÇK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu