Shenjat e strijave, si mund t’i trajtojmë në kushte shtëpie?

0
Shenjat e strijave, si mund t’i trajtojmë në kushte shtëpie?
Gjigandi

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shenjat e shtrirjes të lëkurës zakonisht fillojnë si të kuqe ose vjollcë dhe ngadalë ndryshojnë ngjyrën e tyre në të bardhë me kalimin e kohës. Shenjat e fillimit duken më të kuqe sepse enët e gjakut janë ende në fazën e rritjes dhe është koha ideale për të filluar trajtimin. Shenjat e bardha të shtrirjes qendrojnë në trup për një kohë të gjatë dhe janë më të vështira për t’u trajtuar, por ju mund t’i ndihmoni ato të zbehen apo të zhduken natyrshëm. Ajo që mund të bëni është:

Përdorni kremra me retinol

Retinoli ka treguar se ëhtë efktiv në trajtimin e strijave të kuqe duke ndihmuar në rindërtimin e kolagjenit dhe i bën strijat të duken më shumë si lëkura normale.

Eksfolioni rregullisht

RonaTyra

Eksfolimi i rregullt heq lëkurën e tepërt të vdekur nga trupi juaj dhe lëkurën e re nga strijat tuaja. Ajo funksionon më mirë krahas metodave të tjera të trajtimit, sepse heqja e lëkurës së vdekur nga strijat lejon që trajtimet e tjera të funksionojnë më shpejt.

Hani ushqimet e duhura

Nuk ka asnjë ushqim magjik që mund të zhdukë strijat e kuqe, por disa produkte ndihmojnë në promovimin e shëndetit të lëkurës dhe zvogëlojnë shfaqjen e strijave. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë të pini shumë ujë, pasi e mban lëkurën tuaj të butë dhe më pak gjasa për të zhvilluar strija. Ushqimet e pasura me zink, të tilla si arrat ose peshku, kontribuojnë gjithashtu në lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Përdorni Aloe Vera

Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur, aplikoni xhelin e aloe vera mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Përdorni vajra esencial

Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël,) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando dhe trëndafil.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu