Shën Sofia shton tensionet/ Grekët djegin flamurin turk në Selanik, reagon ashpër Turqia: Djemtë e pistë…

0
Gjigandi

Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami.

Ndërsa marshonin drejt konsullatës turke në Selanik, protestuesit thërrisnin “Për atdheun, kombin dhe ortodoksinë”. Ndërsa dogjën flamurin turk para konsullatës, protestuesit kënduan edhe himnin kombëtar grek.
Ky veprim u dënua nga Ankaraja zyrtare. Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, akuzoi autoritetet greke, se me qëndrimet e tyre për kthimin e Shën Sofisë në xhami, provokuan opinionin publlik.
“Djemtë e pistë të Europës, këta racisë të cilët nuk kanë marrë mësimet e duhura nga historia. Ato që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm. Greqi duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, nga e cila nuk u zgjua dot për 567 vite, për të shpëtuar nga frustrimi”, u shpreh Aksoi.
Përveç statusit të xhamisë, “Shën Sofia” është në mesin e destinacioneve më të vizituara nga turistët. Në 1985, gjatë kohës kur kishte statusin e muzeut, “Shën Sofia” u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Për 916 vite ajo funksionoi si kishë, deri në 1453. Nga ky vit deri në 1934 shërbeu si xhami dhe së fundmi u kthye në muze për 86 vite. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan propozoi kthimin e saj në xhami. Më 19 korrik Gjykata Administrative në Stamboll, vendosi t’i anulonte statusin “Shën Sofisë”, duke e kthyer në xhami.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu