Ura e fshatit Dobërdol të Podujevës është shembur, dhe si pasojë po rrezikohen banorët e këtij fshati.
Asamblisti i LDK-së në këtë komunë, Qëndrim Softolli ka publikuar disa fotografi të kësaj ure.
Ai ka kërkuar nga komuna respektivisht drejtoria e shërbimeve publike që të merren me këtë çështje.