Në emisioni “Kjo është koha” në RTV Ora, Redi Shehu u shpreh se ne nuk kemi pasur një kontradiktë mes institucionit të xhamisë dhe kombit.
Ai tha se feja dhe shteti janë komplementar me njëri-tjetri, sepse identiteti fetar i jep një ëndërr dhe shteti i jep një terren për këtë ëndërr.
Shehu: Ne nuk kemi pasur një kontradiktë mes institucionit të xhamisë dhe kombit. Përkundrazi, feja ka qenë një element përbashkues i sensit kombëtar të të gjithë myslimanëve. Nëse i kthehemi historisë e kuptojmë se kjo është një çështje e padrejtë. Kemi pasur shumë myslimanë që kanë qenë shtetformues të vendit tonë.
Pra, feja dhe shteti janë komplementar me njëri-tjetrin, sepse identiteti fetar i jep një ëndërr dhe shteti i jep një terren për këtë ëndërr. Çështja është se në vendin tonë kemi një territor dhe nuk kemi ëndrra, sepse vramë identitetin tonë fetar, sepse prevaloi ai kombëtar.