Sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, publikohet foto e Ramazan Rrajës gjatë arrestimit

0
Gjigandi

Pas lajmit të bujshëm që mbërtheu të mërkurën mediat, sot është publikuar momenti kur Ramazan Rraja u arrestua një ditë më parë nga policia në një lokal në zonën e Fushë-Krujës. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez.

Rraja duket i pashqetësuar nga arrestimi teksa është i rrethuar nga forcat e policisë. Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Ramazan Rraja, sipas policisë që nga momenti i shpalljes në kërkim nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu