Zbulohet serra me kanabis, procedohen penalisht kryeplaku dhe roja i mjedisit në Bulqizë

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë, pasi kujltivonin bimë kanabis.

Shtetasit me inciale M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë dhe N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i Policië:

Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.

RonaTyra

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.
D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu