Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, tha Gashi.
Deri të shtunën, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 2,590, ndërsa kanë vdekur 48 pacientë. Raste aktive janë 1,148, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1,394.
Burimi: top-channel.tv