SHBA/ Hiqet statuja e Kristofor Kolombit në Çikago

0
Gjigandi

Për shkak të përleshjeve mes protestuesve dhe policisë është hequr statuja e Kolombit në qendër të qytetit të Çikagos, kjo pasi protestuesit janë përpjekur disa herë ta rrëzojnë statujën e eksploruesit.

Stautuja u hoq me një vinç i madh, por nuk munguan as spektatorët.Një turmë e vogël njerëzisht ishte mbledhur për ta parë. Turma brohoriste dhe makina që kalonin aty pranë i binin borive ndërsa statuja po hiqej rreth orës orës 3 të mëngjesit.
Agjencia “Associated Press” i dërgoi një email të premten kryetares së bashkisë Lori Lightfoo duke kërkuar një koment nga zyra e saj. Planet për heqjen e statujës u raportuan për herë të parë të enjten në mbrëmje nga gazeta “Chicago Tribune”. Heqja pasoi orë të tëra debatesh mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të statujës. Më 17 korrik, protestuesit u përleshur me policinë, të cilët përdorën shkopinj gome kundër tyre si dhe arrestuan disa protestues. Policia tha se demonstruesit i kishin goditur me fishekzjarre, gurë e sende të tjera të forta.
“Heqja e kësaj statuje është rezultat i përpjekjes së aktivistëve afrikano-amerikan dhe grupeve indigjene që dinë historinë e vërtetë të Kolombit dhe asaj që ai përfaqëson”, tha për gazetën “Chicago Sun Times”, Stefan Cuevas-Caizaguano, një banor i qytetit tek shihte heqjen e statujës. Vendimi për ta hequr vjen mes një plani të Presidentit Donald Trump për të dërguar agjentë federale të zbatimit të ligjit në qytet për t’iu përgjigjur dhunës me armë, që ka shkaktuar shqetësime se mund të bëhen pengesë për zhvillimin e demonstrave nga banorët. Disa grupe aktivistësh ngritën një paditë të enjten, duke kërkuar që të bllokojnë veprimet e agjentët federalë që luftojnë krimin e dhunshëm që të ndërhyjnë ndaj protestestave.
Protestuesit kanë kërkuar heqjen e statujave të Kolombit në të gjithë qytetin e Çikagos, duke thënë se ai ishte përgjegjës për genocidin dhe shfrytëzimin e popullsisë indigjene amerikane. Statuja e Kolombit në “Grant Park” të Çikagos dhe një tjetër në një lagje të qytetit të quajtur “Italia e vogël” u dëmtuan muajin e kaluar. Të tjera statuja të Kristofor Kolombit janë rrëzuar ose dëmtuar gjithashtuedhe në qytete të tjera të SHBA-së.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu