Koronavirusi nuk po kursen as politikanët. Së fundmi gurvenatori i Oklahomas, Kevin Stitt ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri publik vetë guvernatori ku në një video-konferencë tha se kishte rezultuar pozitiv, por që ndihet mirë.
‘Unë u ndjeva pak i lodhur dje. Nuk kam ethe. Tani ndjehem mirë”- tha Stitt. Guvernatori i Oklahomas është guvernatori i parë që infektohet me Covid-19 në SHBA.
Kevin Stitt, një republikan, ka qenë por rihapjes së vendin pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve. Ai së fundmi mori pjesë në tubimin e presidentit Trump në Tusla dhe nuk kishte vendosur maskë. Stitt tha se nuk mendon se e ka marrë virusin në këtë tubim.
Burimi: top-channel.tv