SHBA/ Drejtuesit lokalë japin alarmin: Infeksionet po rriten

0
Gjigandi

Të vendosësh ose jo një maskë? Kjo është një çështje që po i ndan amerikanët. Ndërsa disa as që nuk e mendojnë të dalin nga shtëpia pa maskë, të tjerë nuk duket ta kenë këtë shqetësim. Sipas një njoftimi të gazetës “Washington Post”, të publikuar të premten vonë vendosja e maskës është kthyer në problem serioz për nëntë kryetarë bashkish në Teksas, të cilët i kanë dërguar letra banorëve duke i kërkuar të vendosin një të tillë.

“Infeksionet po rriten. Spitalet po mbushen e po i kalojnë kapacitetet. Kjo nuk ka për qëllim t’u frikësojë, por është një pasqyrim shumë i sinqertë i situatës. Virusi nuk largohet vetëm sepse urgjenca jonë kolektive është zhdukur”, shkruhej ndër të tjera në letrat drejtuar banorëve të Teksasit të siguruara nga gazeta.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë vendosja e maskës është një nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. “Washington Post” njofton se infeksionet me koronavirus në spitalet e Teksasit kanë qenë në rritje prej muajit maj. Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 222 mijë ndërsa ai i të vdekurve 119 mijë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia po përhapet me shpejtësi. Zoti shtoi se më shumë se 150 mijë raste të reja u raportuan të enjten në rang botëror, rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit në dhjetor. Një numër i konsiderueshëm rastesh të reja janë shënuar në Azi dhe Lindjen e Mesme. Brazili ka raportuar më shumë se 1 milion raste me koronavirusit prej fillimit të pandemisë.
“Ne jemi në një fazë të re e të rrezikshme”, tha zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten. Ai paralajmëroi se masat kufizuese janë ende të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit./VOA

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu