Shano: Me këtë opozitë Rama drejt mandatit të katërt, këta kanë po aq vila sa mazhoranca në bregdet

0
Shano: Me këtë opozitë Rama drejt mandatit të katërt, këta kanë po aq vila sa mazhoranca në bregdet
Gjigandi

Dritan Shano i ftuar në RTV Ora u shpreh se Rama po shkon i qetë drejt mandati të katërt dhe nuk do të reflektojë me opozitën e tanishme.

Sipas Shanos, është evidente që të gjitha pushtetet janë në dorë të PS-së prej shumë vitesh tashmë dhe se ai është përgjegjësi për gjendjen e vendit.

Shano shtoi se kur njerëzit shohin se opozita ka po aq vila në bregdet sa mazhoranca, atëherë preferojnë origjinalin dhe jo kopjen.

Shano: Rama po shkon i qetë drejt mandati të katërt dhe nuk do të reflektojë. Është evidente që të gjitha pushtetet janë në dorë të PS-së prej shumë vitesh tashmë. Nuk ka një përgjegjës tjetër nëse vendi shihet me sy të keq nga ndërkombëtarët dhe agjencitë e tyre, si dhe nga BE-ja, ku duam të jemi anëtarë. Nuk ka përgjegjës tjetër, të rrotullohet nga të dojë ai. A kanë mundësi që të dënojnë shqiptarët për këtë përgjegjësi, nuk e dënojnë dot.

Problemi i opozitës është shumë i madh në vend sepse ata njerëz që popullojnë majat e opozitës nuk janë alternativë e besueshme dhe me ata njerëz Rama do të vazhdojnë drejt mandatit të katërt. Nuk shoh asnjë fije shprese dhe ndryshimi me atë që po ndodh në opozitë. Kur arrihet të perceptohet që qeveria është e korruptuar po aq sa mazhoranca atëherë vendi ka nevojë për një opozitë të re, në persona dhe ideologji. Shqiptarët nuk i fut dot në kurth, duke thënë se po mban vulën e opozitës në dorë dhe ju shqiptarët nuk kanë ku shkon. Kur njerëzit shohin se opozita ka po aq vila në bregdet sa mazhoranca, atëherë preferojnë origjinalin dhe jo kopjen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu