Setien: Ju tregoj gjendjen e Messit dhe Suarezit!

0
Gjigandi

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur në lidhje me rikthimin e La Ligas. Ekipi i tij do të përballet me skuadrën e Mallorcas, ndërsa numri një i stolit ka sqaruar dilemat në lidhje me gjendjen e Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

“Nuk kam dyshime te Messi. Ai është në formë të mirë dhe do të luajë në ndeshjen ndaj Mallorcas. Suarez? Mund të jetë e rrezikshme të luajë gjithë ndeshjen. Ne duhet të shmangim rrezikun. Ne do të vendosim nëse është më mirë të startojë dhe të futet më vonë në fushë.

“Suarez është një lojtar fantastik. Ai i di fuqitë e vetë dhe i përdor mjaft mirë. Fut presionin te rivalët dhe lëviz me zgjuarësi përpara portës. Ai mund të na ndihmojë shumë sidomos përpara portës kundërshtare”, – tha numri një i stolit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu