Seria e iPhone 14 do të kenë procesorë të ndryshëm

0
Seria e iPhone 14 do të kenë procesorë të ndryshëm
Gjigandi

Dy muaj më parë u raportua se këtë vit, iPhone 14 do të sjellë dallime të mëdha mes modelit Pro dhe atyre të rëndomtë.

Bëhet fjalë për çipët që i vënë në funksion. iPhone 14 dhe iPhone Max do të kenë të njëjtin çip Apple A15 Bionic që aktualisht i vënë në funksion të gjithë telefonat e serisë iPhone 13, derisa iPhone 14 Pro dhe iProne 14 Pro Max do të vijnë me Apple A16 Bionic.

E një prej arsyeve për një veprim të tillë është se Apple ka mbetur pa çipa, e ndoshta Apple nuk po mund të pajisë të gjitha pajisjet me procesorët e nevojshëm.

Kur është bërë përzgjedhja ka vendosur që versionin Pro ta pajisë me procesorë të ri. Së fundmi edhe është zbuluar data e lansimit të kësaj serie. Është 13 shtatori i këtij viti.

E përveç serisë iPhone 14, Apple në të njëjtën ngjarje do të prezantojë të paktën tri orë të mençura, përfshirë Apple Watch 8, modelin më të lirë Apple Watch SE si dhe Apple Watch Extreme Edition që para se gjithashtu dedikohet për sportistët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu