Ka kohë që Semi Jaupaj e ka ndërprerë lidhjen me ish-partnerin Bojken Lakon, mirëpo ata vazhdojnë të kenë raporte të mira shoqërore.
Këngëtarja dhe rokeri kanë qenë bashkë për një dekadë, ndërsa më pas vendosën t’i ndanin rrugët.
Gjatë pjesëmarrjes në edicionin e parë të Big Brother VIP, Semi nuk kishte hezituar të rrëfente për lidhjen e saj me Bojkenin.
(Foto: Instagram/semijaupaj)
Mes tjerash, ajo kishte thënë se ndarja ishte paqësore, andaj vazhdon t’i dëgjojë mendimet e tij për gjëra të caktuara, si dhe me raste i kërkon ndihmë.
Ndërsa për ta dëshmuar raportin e tyre miqësor, është një video e publikuar në profilin e këngëtares në InstaStory, ku shfaqet pikërisht Lako.
“Miku më i mirë për gjithë jetën”, është mbishkrimi në video, ku etiketohet Bojkeni. /
abc24.al
/
(Foto: Instagram/semijaupaj)