Semi ia thotë direkt në emision Donaldit: U gëzova që s’fitove në BBV, edhe sikur kameramani do t…

0
Semi ia thotë direkt në emision Donaldit: U gëzova që s’fitove në BBV, edhe sikur kameramani do t…
Gjigandi

Këngëtarja Semi Jaupaj ka qenë e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, të quajtur “Më lër të flas”.

Mes shumë të tjerash, ajo tregoi se si arriti t’i ndreqë raportet me Donaldin, me të cilin e kishte prishur për një kohë pas daljes nga Big Brother VIP.

“Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra cik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri”, tregoi Semi lidhur me pajtimin e tyre pas mbarimit të Big Brother VIP.

Foto: /YouTube

RonaTyra

Tutje, këngëtarja e hitit “Mos u kthe” u pyet në një moment nëse ishte e lumtur që Donaldi s’e fitoi spektaklin Big Brother VIP, pavarësisht se ishte konkurrent potencial.

“U gëzova shumë që s’fitove. Nuk është manifestova shumë fituesin, por u gëzova që nuk e fitove. Mund ta kishte fituar kush të donte, mund ta kishte fituar përshembull ai kameramani, vetëm ti jo”, tha Semi.

Këngëtarja përndryshe është shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, me të cilën Donaldi kishte dhënë indikacione se mund të rikthehej me të pas mbarimit të Big Brother VIP.

Por sikundër, Veshaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar kishte krijuar një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke indinjuar kështu Semin për veprimet e tij – aq sa dikur kjo e fundit kishte lëshuar studion e Big Brother VIP gjatë një transmetimi direkt.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu