Sekuestrohen 64 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

0
Gjigandi

Sekuestrohen 64 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Follorinë ku është ndaluar një mjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 64 kg 533 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi grek i mjetit, 48 vjeç. Është ndaluar edhe një mjet i dytë në Follorinë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua drejtuesja, shtetase greke 42 vjeç.

U sekuestruan dhe 3 celularë me 3 karta SIM dhe 200 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu