Në “Eurovisioni” e këtij viti Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë po pritet mirë, ndërsa së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.
“Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Ndërsa, tashmë është prezantuar edhe renditja e performancave të artistëve në skenën e Torinos në Itali, atje ku edhe mbahet “Eurovision 2022”.
Sipas renditjes zyrtare, Ronela do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Kujtojmë që klipi zyrtar i këngës “Sekret” tashmë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin e YouTubes.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare së fundmi mori pjesë në “Israel Calling 2022”, bashkë me artistët e tjerë që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest”. /
abc24.al/