Sean Penn e quan luftën në Ukrainë një ‘gabim brutal’, teksa vazhdon filmimin e dokumentarit në vend

0
Sean Penn e quan luftën në Ukrainë një ‘gabim brutal’, teksa vazhdon filmimin e dokumentarit në vend
Gjigandi

Sean Penn po qëndron akoma në Ukrainë.

Aktori, 61 vjeç, është aktualisht në vend për të filmuar një dokumentar në mes të pushtimit rus që nisi në fillim të kësaj jave.

Në një deklaratë të ndarë me People, Penn e quan luftën një “gabim brutal” dhe shpreh mendimet e tij mbi tmerret me të cilat po përballet populli ukrainas.

Foto: Wireimage

RonaTyra

“Është tashmë një gabim brutal i jetëve të marra dhe zemrave të thyera, dhe nëse ai nuk pendohet, besoj se presidenti rus, Vladimir Putin do të ketë bërë një gabim më të tmerrshëm për të gjithë njerëzimin”, tha ai.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe populli ukrainas janë ngritur si simbole historike të guximit dhe parimit. Ukraina është maja e shtizës për përqafimin demokratik të ëndrrave. Nëse e lejojmë atë të luftojë vetëm, shpirti ynë si Amerikë është i humbur”, shtoi Penn.

Penn është aktualisht në terrenin e Ukrainës për të kapur ngjarjet për një dokumentar të ardhshëm. Ai u fotografua duke marrë pjesë në një konferencë shtypi të enjten (24 shkurt), tha zyra e Zelenskyy për Newsweek në një deklaratë.

Foto: Getty

“Regjisori erdhi posaçërisht në Kiev për të regjistruar të gjitha ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë dhe për t’i treguar botës të vërtetën për pushtimin e vendit tonë nga Rusia. Sean Penn është ndër ata që mbështesin Ukrainën sot në Ukrainë. Vendi ynë i është mirënjohës atij për një shfaqje të tillë guximi dhe ndershmërie”, thuhet në deklaratë, për gazetën.

“Sean Penn po demonstron trimërinë që u ka munguar shumë të tjerëve, veçanërisht disa politikanëve perëndimorë”, shtohet në deklaratë, shkruan People.

“Sa më shumë njerëz si ai – miq të vërtetë të Ukrainës, të cilët mbështesin luftën për liri – aq më shpejt mund ta ndalojmë këtë pushtim të urryer nga Rusia”, shton deklarata.

Dokumentari thuhet se është një prodhim i Vice Studios në bashkëpunim me Vice World News dhe Endeavour Content, sipas Variety.

Sulmet në Ukrainë po vazhdojnë, janë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore, dhe kërcënimet janë rritur kundër kryeqytetit, Kiev, një qytet me 2.8 milionë banorë.

Fituesi i Oscar, Penn është një themelues i CORE (Përpjekja e Ndihmës e Organizuar në Komunitet), e cila ndihmon në përpjekjet humanitare. Ai gjithashtu luajti në një dokumentar të fundit rreth mënyrës sesi ndihmoi në organizimin e përpjekjeve për ndihma për Haitin pas një tërmeti shkatërrues në vitin 2010.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu