Sarandiotja mbush makinën me emigrantë e niset drejt Tiranës

0
Sarandiotja mbush makinën me emigrantë e niset drejt Tiranës
Gjigandi

Një 41 vjeçare ishte në timonin e makinës ku po udhëtonin 5 shtetas të Lindjes së Mesme që synonin përmes Shqipërisë të kalonin drejt BE-së.

Gruaja nga Saranda është arrestuar për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”,

nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit” informon policia e Sarandës.

Operacioni u kodua “ROAD GUARD 12”.

RonaTyra

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu