Ora News, zbardh diskutimet në mbledhjen me dyert të mbyllura të kreut të PD Lulzim Basha, kryetarët e degëve të PD.
Kandidati i PD për Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, ka zgjedhur që faturën e humbjes ta ndaj mes tij dhe deputetëve, duke shfajësuar kryetarin Basha.
Ai ka thënë se mbështetje ka pas vetëm Dashamir Sulën.
Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto