Samsung ka kërkuar falje për një reklamë të fundit e cila tregonte një grua që ngrihej në orën 02:00 për të bërë një vrapim e vetme nëpër rrugët e një qyteti.
Sipas BBC, reklama është kritikuar nga disa grupe vrapimi të grave dhe aktiviste të sigurisë duke e quajtur si “joreale”.
Samsung ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj që të
“jetë i pandjeshëm ndaj bisedave të vazhdueshme rreth sigurisë së grave”.
“Kërkojmë falje për mënyrën se si mund të jetë pranuar kjo”
, thuhet në deklaratë.
“Fushata ‘Night Owls’ u krijua me një mesazh pozitiv në mendje: për të festuar individualitetin dhe lirinë për të ushtruar në çdo orë”.
Grupi i sigurisë së grave “Reclaim These Streets” e ka përshkruar atë si “të shurdhër” në dritën e vdekjes së Ashling Murphy, e cila u vra në një vrap në janar.
Vdekja e 23-vjeçares në Tullamore, Irlandë, hapi diskutimin rreth asaj se sa të pasigurta ndihen disa gra duke vrapuar vetëm, veçanërisht gjatë natës.