Sallagrazhda, fshati ku banorët festojnë bashkë Bajram e Pashkë

0
Sallagrazhda, fshati ku banorët festojnë bashkë Bajram e Pashkë
Gjigandi

Sallagrazhda është fshat i veçantë për një arsye. Aty jetojnë katolikë e myslimanë, por të gjitha festat fetare të dy religjioneve festohen nga i gjithë fshati.

Gjendet vetëm 7 kilometra larg komunës së Suharekës, por ndër të gjithë fshatrat e kësaj komune, Sallagrazhda është më i veçanti për një arsye, kjo pasi aty jetojnë katolikë e muslimanë, por të gjitha festat fetare të dy religjioneve festohen nga i gjithë fshati.

E banorët thonë se feja nuk ka krijuar asnjëherë ndasi mes tyre, por përkundrazi ka ndikuar në harmoni mes banorëve.

Në hyrje të fshatit gjendet Kisha e “Shën Nikollës”.

Dhe nëse vazhdon rrugën për në brendi të fshatit Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës, vizitorët hasin edhe në xhaminë e këtij fshati.

RonaTyra

Por, edhe pse me besime të ndryshme, festat krishtere dhe ato muslimane, banorët e këtij fshati i presin bashkë.

“Këtu jemi me dy fe në këtë fshat, 80 shtëpi katolikë, 130 shtëpi muslimanë, me rreth 2000 banorë. Aq mirë kalojmë me njëri tjetrin sa që nuk kemi asnjë përçarje. Çdo festë që bëhet vijnë muslimanët, na urojnë ftesën po ashtu edhe ne për Bajram shkojmë tek ta”,

ka thënë Petrit Memaj, banor.

Memaj shton se për këto festa edhe i ndihmojnë njëri tjetrit që të bëhen gati.

“Për krishtlindje mblidhemi të gjithë, të besimit musliman dhe katolik. Bëhet zbukurimi i kishës, ndriçohet bredhi, ne ora 12 bëhet festë, vjen kryetari i komunës dhe të gjithë katoliket e muslimanët mblidhmi e festojmë së bashku”,

ka shtuar Memaj.

Po në këtë fshat jeton edhe Beqir Qerimaj,83- vjeçar, i cili thotë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka hasur në konflikt të banorëve të fshatit, shkaku i besimit fetar.

“Qe 83 vjet i kam bërë, këto vjet që i kom gjithmonë kemi kaluar mirë”,

ka thënë Bajram Qerimaj, banor.

Edhe ky i moshuar e pohon faktin se festat fetare banorët e Sallagrazhdës, i festojnë së bashku.

“Fshati Sallagrazhë është ndër fshatrat më të mëdha në Suharekë ku jetojnë rreth 2,000 banorë, 70% e tyre janë mysliman ndërsa 30% janë të krishterë”

, ka thënë Qerimaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu