Mbledhja e kryesisë së PD që pop zhvillohet në selinë blu, ka në qendër të diskutimeve negociatat me palën tjetër.
Pas Helidon Bushatit, edhe Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara, ndërkohë që ka kërkuar ngritjen e një grupi ku të gjithë të jenë të përfaqësuar.
Salianji i ka kërkuar Alibeajt që të mblidhet menjëherë këshilli Kombëtar për t’i dhënë legjitimitetin formal.
Ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm I PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nga mbledhja duhet të dilet me një mesazh për bashkim.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: Te ndertojme nje grup dhe zgjidhje qe e ben bashkimin funksional per te gjithe ku te gjithe mund te perfaqesohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Keshilli Kombetar qe te jape legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Salianji: të hiqen dyert e hekurit, te tregojme me simbolike hapjen e partise.
Gaz Bardhi: Dyert jane te hapurt
Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim
Gazment Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert jane te hapura, dhe jane ceshtje te administrates. S’ja vlen te merremi ne kryesi me kete. Se dyti per zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozyar me idene qe do pranohej nga te dy palet, duke bere zgjedhje te bahkuar. Jam dakord edhe une qe te dalim me mesazh per bashkimin.