Mohamed Salah, një nga yjet e mëdhenj të Liverpool-it, e bëri shumë të qartë pas eliminimit të Villarrealit në gjysmëfinale: “Unë preferoj Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve 2022”.
Motivi është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë, lidhet me finale e Kiveit më 2018, kur ai pësoi një lëndim nga Sergio Ramos dhe e humbi pjesën më të madhe të ndeshjes. “Los Blancos” fituan pastaj kurorën e 13-të.
“Ne humbëm në finale kundër Real Madridit, kështu që dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj t’i mund”, – tha Salah për “BT Sports”. Dëshirat e sulmuesit 29-vjeçar egjiptian u realizua, teksa Real Madridi eliminoi Manchester City e Pep Guardiolës me një përmbysje epike në “Santiago Bernabeu”, që do të mbetet në historinë e futbollit.
Mesazhi i Salah në Instagram, përpara finales kundër Real Madridit ishte i shpejtë: “Kemi hesape për të larë (zgjidhur)”! Kur Daniele Orsato fishkëlleu për fundin e lojës, Mohamed Salah nuk vonoi të postonte këtë mesazh “kërcënues” në Instagram, duke menduar tashmë për finalen mes Liverpool-it dhe Real Madridit.
Mesazhi u mor nga më shumë se 50 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Salah nuk e harron humbjen ndaj Real Madridit në finalen e Champions League 2018. Me këtë mesazh, “Faraoni” kishte referencë të qartë, 26 qershorin 2018 në Kiev, kur Sergio Ramos duket s e dëmtoi me qëllim, duke e lënë Liverpool-in pa lojtarin kryesor.
Historia dihet, janë ende të freskëta gafat foshnjarake të ish-portierit të kuq asokohe. Liverpool-i u mposht 3-1, ndërsa skuadra merengues ngriti në qiell për herë të 13-të në histoi “kupën veshëgjatë”.
Ajo finale është një kujtim i hidhur për Salah, për shkak të humbjes kundër Real Madridit dhe dëmtimit të shpatullës, që e detyroi atë të largohej nga loja.
Në Egjipt e quajtën “kasap” Sergio Ramos, ndërsa te Liverpool-i e akuzuan mbrojtësin spanjoll se e ka dëmtuar qëllimisht egjiptianin. Ky i fundit premton hakmarrje sportive më 28 maj, por pa Ramosin përballë.