Saimir Tahiri apelon dënimin në Gjykatën e Lartë: Vendimi, jo kushtetues

0
Saimir Tahiri apelon dënimin në Gjykatën e Lartë: Vendimi, jo kushtetues
Gjigandi

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka apeluar vendimin e dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg në Gjykatën e Lartë.

Me argumentin se ky dënim është jo kushtetues, Maks Haxhija, avokati që përfaqëson ish-ministrin ka depozituar kërkesën për rekurs duke e konsideruar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës jo legjitim.

Ndërkohë edhe SPAK, ka bërë rekurs në Gjykaten e Lartë për dënimin e Sajmir Tahirit edhe për akuzen e “Trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër grupit strukturuar kriminal” duke i dalë kundër dënimit për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

GJKKO mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu