Armando Sadiku e nisi aty ku e la.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti golin që në sfidën e parë pas rifillimit të kampionateve me skuadrën e tij Malaga në Segunda Division në Spanjë.
Megjithatë goli i realizuar me 11-metërsh nga Sadiku nuk i mjaftoi ekipit andaluzian për të evituar humbjen me shifrat 1-3 ndaj Huescas brenda në La Rosaleda.
Me golin e realizuar në minutën e 42-të, Sadiku u ngjit në kuotën e 11 finalizimeve me Malagan në kampionat në këtë sezon.